Hapet klasa e re shqipe në Mainburg të Bavarisë
Lajme · 17. Dezember 2020
Të premten me datën 23 Tetor 2020 në Shkollën "Grundschule Mainburg" u hap edhe një klasë e shkollës shqipe në Bavari. “Ky është lajm i gëzueshëm për fëmijët e këtij vendbanimi dhe fshatrat për rreth, me qëllim që edhe ata të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën amtare" tha në fjalën e tij hyrës kryetari i LAPSH-it për Bavari, z. Milazim Ukaj. Në hapjen e shkollës shqipe përveç mësueses Antoriata Cirongu morën pjesë, edhe prindërit si dhe vetë kryetari...

URIME DITA E FLAMURIT, 28 NËNTORI!
28. November 2020
Përshëndetje të nderuar shqiptarë kudo që jeni, në atdhe dhe përtej atdheut, nxënës të dashur, mësimdhënës që punoni me sakrifica të mëdha, punëtor e shkencëtar, deputet e politikan! Në emër të LAPSH-it në Bavari, ju urojmë festën e nëntorit, ditën më të shenjtë të kombit shqiptar, Ditën e Flamurit, 28 nëntorin! Ditën historike për kombin, që na i ringjall ndjenja e rilindëseve se: Një komb e një gjuhë janë dhe do të mbetet ardhmëria jonë, kombit...

Kongresi e Manastirit
Ballina · 23. November 2020
Kongresin e Manastirit u mbajt më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, ku dijetarët shqiptarë, atdhetarët dhe figurat e ndritshëm të kombit, me përgjegjësit e tyre u përcaktuan për unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe, të quajtur Kongresi i Manastirit, apo Kongresi i Alfabetit.

Lajme · 27. Oktober 2020
LAPSH-i në Bavari njofton të gjithë bashkëkombësit e Rosenheimit me rrethinë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe do të zhvillohet si më parë në këto shkolla: Happing, Rosenheim, Koolbermor dhe Bad Aibling
Takimi me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, z. Ramë Likaj
Lajme · 08. September 2020
Dje, më 07.09.2020, nënkryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH) z. Selim Hoti u takua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, z. Ramë Likaj dhe deputeten e Kuvendi të Republikës së Kosovës znj. Teuta Haxhiu. (Klikoni mbi linkun e kaltërtë, për ta lexuar shkrimin)

PËRFUNDOJ I VITIT SHKOLLOR 2019/20 NË LANDIN E BAVARISË
Lajme · 27. Juli 2020
Në landin e Bavarisë-Gjermani u përmbyll viti shkollor 2019/2020, ku u shpërnanë dëftesat në praninë e kryesisë së LAPSH-it, këshillit të prindërvë, prindërve dhe të mësimdhënësve.

Dokumentari "NJË DITË ME NXËNËSIT SHQIPTARË
Lajme · 19. Juli 2020
Dokumentari i gazetarit të RTK-së, Islam Haxhiu,"NJË DITË ME NXËNËSIT SHQIPTARË NË BAVARI" program i veçantë për aktivitetet e LAPSH-it në Bavari,dhënë nga RTK-ja.

Videokonferencën e radhës me mësimdhënëset
23. Juni 2020
Kryesia e LAPSH-it për Bavari, mbajti dje Videokonferencën e radhës me mësimdhënëset, ku u diskutuan mundësitë e rifillimit apo mbajtjes së mësimit plotësues në gjuhën shqipe mbrenda objekteve shkollore deri në përfundim të vitit shkollor 2019/2020, si dhe parapërgatitjet për përfundimin e këtij viti shkollor dhe shpërndarjen e dëftesave, nxënëve të cilët kanë vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në këtë Land të Gjermanisë.

SHKOLLA SHQIPE NË BAVARI VAZHDON MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE PËRMES PORTALIT ZOOM!
20. Juni 2020
Edhe pse mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bavari akoma nuk lejohet të mbahet si rëndomtë në klasa, mësueset gjejnë metoda të ndryshme të mbajnë mësim. Qoftë përmes postës elektronike (Emailit), mediave sociale (Whatsapp etj.) apo përmes portalit Zoom, ato bëjnë gjithçka që është e mundur për të qenë afër nxënëseve të tyre të dashur. Në fotot me poshtë: - Mësuesja Fahrije Basha me nxënësit e saj të shkollës "Grundschule am Grafingerstrasse" nga Mynihu...

Orë informative lidhur me mësimin online gjatë kohës së pandemisë
Lajme · 22. Mai 2020
Shkolla Shqipe, Grafingerstrasse në Mynih, mbajti një orë informative lidhur me mësimin online gjatë kohës së pandemisë Mësuesja e klasës në Grafingerstrasse të Mynihut, z. Fahrije Basha, mbajti dje nje orë informative me prinderit, si dhe orë mësimore me nxënësit e klasës së saj. Prindërit patën mundësi të parashtrojnë pytjet Mësueses ose Kryetarit të LAPSH-it për Bavari, z. Milazim Ukaj, i cili ishte prezent gjatë gjithë kohës së Videokonferencës. Ndër temat e...

Mehr anzeigen