Të nderuar Prindër,
është dëshira jonë e përbashkët që fëmijët tanë, të cilët janë ardhmëria jonë, të gëzojnë një arsim të mirë dhe të bëhen bashkëqytetarë të suksesshëm dhe të përgjegjshëm.
Në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të suksesshëm në shkollat ku ata ndjekin mësimin e rregullt, ata duhet të zotërojnë gjermanishten në një nivel të përparuar. Fëmijët të cilët nuk e njohin mirë gjuhën shqipe, e kanë shumë të vështirë të mësojnë mire gjuhen gjermane. Në një shoqëri multikulturore, fëmijët që mësojnë vetëm gjermanisht ose vetëm shqip, janë fatkeqësisht të njëanshëm. Suksesi shkollor i fëmijëve dygjuhsor, që marrin pjesë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe në të njëjtën kohë mësojnë edhe gjermanisht edhe shqip, është në një nivel shumë më të lartë se sa i fëmijëve njëgjuhësor. Gjithashtu është e vërtetuar që, fëmijët që rriten në dy gjuhë dhe dy kultura, janë më tolerantë në jetën e tyre shoqërore dhe aftësitë e tyre janë më të theksuara në jetën e tyre të përditshme dhe të përbashkët.
Që nga viti shkollor 2017/2018, LAPSH Bavari e.V. në bashkëpunim me ministrinë e shtetit Bavarez për arsim dhe kulturë si dhe në përkrahje dhe mbështeje të Konsullatave të Përgjithshme të republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, organizon dhe menagjon mësimin plotësues në gjuhën Shqipe në shkollat fillore, të mesme dhe gjimnaze në Bavari. Mësimi plotësues mbahet nga mësues të diplomuar dhe të vërtetuar nga Ministritë përkatëse të Arsimit dhe diasporës.
Pjesëmarrja në këtë mësim plotësues, i cili zhvillohet jashtë mësimit të detyrueshëm në sistemin shkollor gjerman, mvaret nga kërkesa e prindërve. Në varësi të llojit të shkollës, nxënësit që marrin pjesë rregullisht në shkollën shqipe, në fund të vitit shkollor marrin një mirnjohje që kanë vijuar mesimin plotësues në gjuhën shqipe, ose në çertifikatat e tyre shënohet që ata kanë marrë pjesë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Që mësimi plotësues në gjuhën dhe kulturën shqipe të mund të zhvillohet, duhet së paku 12 prindër të paraqesin një kërkesë në administratën e shkollës në të cilën mësojnë fëmijët e tyre. Aplikimi, i cili ka për qëllim kërkesën për të marrë pjesë në mësimin plotësues shqip, jepet nga administrata e shkollës. Ju gjithashtu mund të merrni kërkesën nga mësuesit shqiptarë, shoqatat e prindërve shqiptare, ose mund ta shkarkoni nga faqja e internetit të LAPSH Bavari e.V.
Nëse, në shkollën ku fëmija juaj vijon mësimin, numri i aplikimeve nuk është i mjaftueshëm, atëherë ju mund të regjistroni fëmijën tuaj në një shkollë tjetër në zonën që ofron mësim plotësues në gjuhën shqipe.
Vendosni që sot për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj! Dorëzoni kërkesën për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në administratën e shkollës së fëmijës tuaj dhe ofroni atyre mundësinë për të mësuar gjuhën e ëmbel shqipe, gjuhën e prindërve dhe baballarëve të tyre.
Me nderime të sinçerta,
Milazim Ukaj
Kryetar i LAPSH-it për Bavari
Shuma vjetore | për një Fëmijë 70 € | për dy Fëmijë 100 € | për tre e më shumë Fëmijë 120 € |
Jahresbeitrag | Für ein Kind 70 € | Für zwei Kinder 100 € | Für drei und mehr Kinder 120 € |
Hugo Wolf Schule
Hugo-Wolf-Straße 70
80937 München
A.XH
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Merkurë | 15:15 - 17:00 |
GS an der Weißenseestr.
Weißenseestraße 45
81539 München
F.B
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Mërkur | 12:30 - 15:00 |
GS an der Grafingerstr.
Grafinger Str. 71
81671 München
F.B.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Premte | 15:00 17:30 |
GS Berg-am-Laim
Berg-am-Laim-Straße 142
81673 München
N.F.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Mërkurë | 16:00 - 17:30 |
XH.S.M
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
GS Wisenschule
Wiesenstraße 68
90443 Nürnberg
L.D.H
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
Mittelschule
Zum Alten Hofgarten 15
94405 Landau a.d.Isar
Mervete Ismajli
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Premte | 17:00 - 18:45 |
St.-Josef-Volkschule Dingolfing
Stadtzentrum Nord, Platz 4
84130 Dingolfing
Ismie Haxhaj-Demolli
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Premte | 17:00 - 18:45 |
Luitpold Mittelschule
Wittelsbacherstraße 16
83022 Rosenheim
E.S.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
GS an der Baumgartenstr.
Baumgartenstraße 7
83607 Holzkirchen
B.Sh.M
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
Grund- und MS FFB-Nord
Theodor-Heuss-Straße 5
82256 Fürstenfeldbruck
B.G.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
VHS Abensberg
Osterriedergasse 6
93326 Abensberg
B.G.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
Paul-Gerhard-Grundschule
Düwellstraße 24
85354 Freising
N.A.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
GS St. Peter und Paul
Niedermayerstraße 25
84028 Landshut
N.A.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
GS Angermühle Schulen
Amanstr. 11
94469 Degendorf
Sh.K
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
Grundschule St. Josef II
Steinweg 56
94315 Straubing
S.M.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Premte | 15:00 - 17:00 |
Adolf-Rasp-Schule
Breitensteinstraße 1
83059 Kolbemoor
V.R.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |
E Enjete | 15:30 - 17:00 |
VHS Garching
Bürgermeister-Wagner-Str. 3
85748 Garching
V.C.
Orari i Mësimit Plotësues
Dita | Ora |