· 

Kongresi e Manastirit

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari,

 

të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë ua uron Ditën e Alfabetit-Kongresin e Manastirit!

Kongresin e Manastirit u mbajt më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, ku dijetarët shqiptarë, atdhetarët dhe figurat e ndritshëm të kombit, me përgjegjësit e tyre u përcaktuan për unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe, të quajtur Kongresi i Manastirit, apo Kongresi i Alfabetit.

Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m’shungullon,

Përmbi erë, qi nep zymbŷli,

pa ‘da zemrën ma ngushëllon.

Gegë e toskë, malësi, jallia,

jan nji komb, m’u ‘da s’duron,

fundë e majë nji âsht’ Shqipnia,

e nji gjuhë t’gjith na bashkon

Kërkojmë falje se në video na ka shpëtuar një gabim gjuhësor, një -ë, te nëntor (ka dal me -ë)

https://www.youtube.com/watch?v=EN-B4OAkxEs&feature=youtu.be