URIME DITA E FLAMURIT, 28 NËNTORI!

Përshëndetje të nderuar shqiptarë kudo që jeni, në atdhe dhe përtej atdheut, nxënës të dashur, mësimdhënës që punoni me sakrifica të mëdha, punëtor e shkencëtar, deputet e politikan!

Në emër të LAPSH-it në Bavari, ju urojmë festën e nëntorit, ditën më të shenjtë të kombit shqiptar, Ditën e Flamurit, 28 nëntorin!

Ditën historike për kombin, që na i ringjall ndjenja e rilindëseve se: Një komb e një gjuhë janë dhe do të mbetet ardhmëria jonë, kombit shqiptar. Andaj dhe vet simbolika e dy konsullatave tona në Munih, në një ndërtesë, na i zgjon ndjenjat të besojmë se e ardhmja e kombit të bashkuar është në rrugëtimin e përfunduar të rilindësve, që vullneti i tyre dhe i shumë gjeneratave të më pastajmë, i të urtit plakë, Ismail Qemailit, të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit e i shumë e shumë heronjve, atdhetarëve, e patriotëve të tjerë që s’ndalen rrugëtimin për ta bërë Shqipëri, ashtu siç ishte e bashkuar, Shqipërinë Etnike.

Me përgjegjësi morale e kombëtare thërrasim tërë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, që fëmijëve tanë mërgimtarë t’ua ofrojmë këtë rreze drite, gjuhën Shqipe, që të ndihen krenar pse janë shqiptarë, me origjinë rrënjëve të thella nga Pellazgjikja-Ilirishtja e kombi Shqiptar.

Andaj uroj që së bashku me konsullatat tona shqiptare në Munih, me dy qeveritë tona: Tiranën dhe Prishtinën, nga ky nëntor, të realizohet projekti ynë madhorë dhe kombëtar për Mësimit Plotësues në gjuhën Shqipe edhe institucionalisht!

Gjë që dhe shpresojmë, nga që vullneti i tyre nuk mungon, tashmë presim edhe të konkretizohet pas shumë e shumë kërkesave të bëra nga LAPSH-it të drejtuar institucioneve tona.

Po ashtu në emër të LAPSH-it thërrasim spektrin politikë shqiptar ta ketë në vëmendje mësimin plotësues të mërgatës, se për fat të keq brezi i dytë ka filluar më të madhe ta zbehë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe e nëse me kohë nuk e parandalojmë këtë zbehje ka drojë se edhe do të asimilohen fëmijët tanë mërgimtar.

Të dashur nxënës, mësimdhënës të Mësimit Plotësues, biznese dhe shoqata që jetoni dhe veproni në Landin e Bavarisë ju uroj festën e 28 nëntorit, që ky nëntor të na bashkoj dhe të bashkuar ta ndihmojmë vlerën më sublime të kombit, që është dhe mbetet gjuha shqipe.

Të rrugëtojmë së bashku, se Gjergji ynë i madh ka thënë: “Bashkimi bënë fuqinë”

 

Gëzuar 28 nëntorin!

Ju uron

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari!