GJUHA PJESË PËRBËRËSE E IDENTITETIT TË NJË KOMBI

Më 22 Tetor 2022, në Mynih u zhvillua me sukses seminari me temë:"Gjuha pjesë përbërëse e identitetit të një kombi dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve te Bavarisë, Zvicrës dhe Austrisë.

Qëllimi i këtij seminari ishte përdorimi i gjuhës shqipe në Diasporë, zhvillimi i një ore praktike mësimore, planifikimi ditor i mësuesit si dhe shkëmbimi i eksperiencave të mërgatave të tjera.

Punimet e seminarit i hapi Z.Mustafë Krasniqi koordinator i "Shkollës Shqipe" në Bavari, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe të ftuarit.

Kryetari i LAPSH-it në Bavari Z.Milazim Ukaj përgëzoi mësueset e mësuesit për punën e tyre të vyer në mbarëvajtjen e proçesit të mësimdhënies të gjuhës shqipe.

Në vazhdim zëdhënësja e LAPSH-it në Bavari Znj.Anila Xhani, në cilësinë e moderatores i dha fjalën Konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës Z.Afrim Nura dhe Konsullit të Republikës së Shqipërisë Z.Dashnor Ibra, të cilët theksuan edhe njëherë mbështetjen e tyre për mbarëvajtjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari.

Hapjen e seminarit e përshëndeti edhe përfaqësuesi i fondacionit "Besa" për arsimin dhe kulturën, Z.Rexhep Nikçi.

Prof.Dr.Vaxhid Sejdiu koordinator i rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër dhe kryetarja e SHMSH "Naim Frashëri" në Austri Znj.Antigone Elshan përshëndetën pjesëmarrësit, falenderuan organizatorët e këtij seminari dhe i uruan punime të mbara atij.

Prof.Dr.Vaxhid Sejdiu mësues dhe koordinator i "Shkollës Shqipe" në Zvicër u paraqit me temën:"Përdorimi i gjuhës letrare shqipe në shkollat shqipe". Z.Seidiu theksoi dhe njëherë për të gjithë të pranishmit që dialektet janë pasuri kombëtare dhe një vlerë më vete, por gjuha standarte duhet të jetë ajo e cila duhet të mësohet dhe të flitet në shkollat shqipe në Diasporë.

Kjo temë e rëndësishme e punuar në mënyrë shkencore dhe e bazuar në burime të mirëfillta, ngjadhi një interes të veçantë te pjesëmarrësit, duke hapur një panel të zjarrtë diskutimi të lirë.

Znj.Lume Daci Hoți solli për ne temën më të dashur për nxënësit "Të mësojmë duke luajtur".Kjo temë e mirëstudiuar nga studiues të cilët kanë bërë hulumtime të ndryshme dhe kanë dalë në përfundimin, që të mësuarit duke luajtur është ndër metodat më frytëdhënëse për fëmijët deri tani.

Nëpërmjet kësaj praktike nxënësi zhvillon dhe zgjeron fjalorin, aftëson të folurën dhe përforcon kompetencat sociale.

Znj.Miradije Berisha na paraqiti me profesionalizëm një orë praktike mësimore për stinët dhe muajt e vitit, ide e cila kishte lindur brenda klasës së saj dhe e kishte zhvilluar bashkarisht me nxënësit e saj.Një orë mësimore praktike aftëson punën në grup,ku nxënësit mësojnë nga njëri -tjetri.

Znj.Enela Markja na prezantoi projektin:"Miqësia postare si njësi mësimore, mjet komunikimi dhe rrjetizimi", i cili i jep mundësinë nxënësve nëpërmjet korrespondencës postare me nxënës të shkollave shqipe të vendeve të ndryshme, të zhvillojnë aftësinë e të shkruarit dhe të shkëmbimit në gjuhën shqipe, si dhe të njohjes me njëri-tjetrin.

Znj.Eva Krypca një mësuese e re, e cila i është bashkuar LAPSH-it prezantoi me mjeshtëri dhe profesionalizëm temën:"Planifikimi ditor i mësuesit, proçes drejt suksesit" dhe solli edhe njëherë në vëmendje strukturën e planit mësimor si të vetmin instrument të rëndësishëm në përfundimin me suskes të orës mësimore.

Z.Isuf Ismajli mësues dhe studiues i mirë i fonetikës foli mbi gabimet drejtshkrimore dhe deformimin që pëson gjuha shqipe, kur fjalë të caktuara shqiptohen në mënyrë të gabuar.

Të gjithë pjesëmarrësit në seminar ndan njëzëri mendimin që takime të tilla janë shumë frytëdhënese dhe që shkembimet e eksperiencave i shërbejnë mësueseve të Diasporës të zhvillojnë nje mësim më cilësor dhe koherent në klasat e tyre.

Seminari i mbylli punimet e tij me sukses duke ia lënë vendin një darke festive të organizuar nga LAPSH-i dhe një programi artisitik të përgatitur nga Z.Arif Arifaj, Z.Avdi Kolukaj dhe znj. Enela Markja ,në nder të miqve.

Anila Xhani - Zëdhënëse

www.shkolla-shqipe.de

info@lapsh-bavari.de

Në Bavari të Gjermanisë filloj viti i ri shkollor 2022/2023!

Mynih, me 13.09.2022

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!

Urime e një vit të suksesshëm shkollor 2022-2023!

Sot fillon viti i ri shkollor 2022-2023 edhe për "Shkollën Shqipe" në Bavari.

Çdo vit shkollor është një rrugëtim i ri, i cili sjell me vete risi të reja, emocione të reja, shënon arritje të reja, si dhe përballemi me sfida të reja.

Risi e këtij viti shkollor është përdorimi i Abetares të njësuar për fëmijët Shqipëtarë. Një gjuhë, një komb!

Emocione të veçanta sjellin gjithë nxënësit aktiv që flasin dhe mësojnë gjuhën e bukur shqipe.

Emocione të reja sjellin 70 nxënësit e rinj që i bashkohen shkollës tonë këtë vit, si dhe hapje e 3 klasave të reja në Ingolstadt dhe Kaufbeuren.

Synimet kryesore në mësimin plotësues të gjuhës shqipe për vitin e ri shkollor do jenë :

- Mësimdhënia cilësore e gjuhës shqipe të folur dhe të shkruar, sipas normës standarte të shqipes.

- Formimi i duhur gjuhësor i nxënësve në kultivimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare.

- Zgjerimi i njohurive mbi historinë e vendlindjes, traditës dhe kulturës shqiptare.

- Organizimi i festave kombëtare, si dhe i aktiviteteve të ndryshme jashtëshkollore.

- Bashkëpunimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm me prindërit dhe "Këshillat e Prindërve", për mbarëvajtjen e mësimit etj.

Një sfide e fortë, gjithashtu dhe një përgjegjësi e madhe mbetet edhe për këtë vit shkollor, rritja e numrit të nxënësve, si dhe hapja e klasave të reja në të gjithë Bavarinë.

Mësimi i gjuhës tonë të bukur dhe të lashtë, nuk është vetëm një çështje patriotike, por luan një rol vendimtar në formimin e personalitetit të fëmijës, gjithashtu dhe në atë dentitetit të tij shoqëror dhe familjar.

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë për të gjithë: nxënës-mësues-prindër!

Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim!

www.shkolla-shqipe.de

info@lapsh-bavari.de

LAPSH-i NË BAVARI KËRKON MËSIMDHËNS/E PËR PIKËN SHKOLLORE NË INGOLSTADT

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari, të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe njofton bashkëkombësit në Ingolstadt se, të gjitha përgatitjet për hapjen e kësaj pike shkollore në këtë qytet me rrethinë janë bërë. Dhe, mësimi do të fillon më 22 shtator 2022, të premteve prej orës 14:00 deri në 15:30, në Shkollën:

Grundschule an der Pestalozzistraße

Pestalozzistraße 1, 85055 Ingolstadt.

Të gjithë ata bashkëkombës që deri më tani nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre për të vijuar mësimin në gjuhën shqipe, tashmë e kanë këtë mundësi ta bëjnë tani dhe për këtë mos hezitoni, dërgoni fëmijët në shkollën shqipe, që ata ta ruajnë dhe të ndihen krenar me gjuhën amtare.

Po ashtu LAPSh-i për këtë pikë shkollore kërkon një mësimdhënës/e, që ka interes dhe i plotëson kriteret për mësimdhënie.

Për të aplikuar për mësimdhënie duhen këto dokumentat:

1. Diploma (e mësuesisë ose Fakultetit)

2. Jetëshkrimi (biografia) dhe

3. Të gjitha aktivitetet profesionale, që keni i sjellni (të gjitha të jenë kopje).

Kandidatët duhet të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët: gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, histori, gjeografi, etnologji, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.

Vetëm  ata/ato mësimdhënës/e që jetojnë dhe kanë lejeqëndrim të përhershëm në Bavari, kanë të dretë aplikimi!

Afati i dërgimit të dokumenteve është deri më 12 shtator dhe, kërkesën tuaj ta parashtroni te Këshilli i Arsimtarëve të LAPSh-it, në emailin: info@lapsh-bavari.de (dokumentet mundni t’i skanoni dhe t’i dërgoni në emailn e lartshënuar).

Me respekt

Koordinatori i LAPSH-it

Mustafë Krasniqi

Festivali i përrallave - Mynih-2022

Me datë 21.05.2022, në ambientet qendrore të bibliotekës së Mynihut në Motorama/Gasteig, u zhvillua festivali ndërkulturor dhe shumëgjuhësh, në të cilin morën pjesë 23 shoqata nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Bavari.

Motorama, për një gjysëm ore foli, këndoi dhe vallëzoi në shqip.

Shkolla Shqipe në Bavari (LAPSH-I-LALE) u paraqit me pjesën teatrale "Dheu është flori ", të rilindasit tonë të shquar, Sami Frashërit.

Aktiviteti u shoqërua me pjesë instrumentale folklorike nga rapsodi Ymer Kurti, si dhe me valle popullore shqiptare.

Pjesa teatrale "Dheu është flori ", e vënë në skenë me profesionalizëm nga mësueset Valbona Roqi, Nife Arifaj dhe Drenusha Istogu, e interpretuar me mjeshtëri nga nxënësit e shkollës së Kolbermoor-it, Rosenheim-it dhe të Freising-ut u pëlqye shumë nga publiku i larmishëm në sallë.

Instrumentisti i muzikës folklorike, Imer Kurti, i dha jetë dhe jehonë identitetit tonë kombëtar.

Performanca mbresëlënëse e nxënësve shqiptarë me interpretimin e valles së bukur kosovare, u mbyll mes duartrokitjeve të shumta nga të pranishmit.

Më poshtë gjeni foto dhe video të realizuara gjatë aktivitetit.

Një lajm i mire për rihapjen e Shkollës Shqipe ne Memmingen

Mësuesja dhe aktsivistët nga Memmingen, së bashku me përfaqësuesit e LAPSH-it
Mësuesja dhe aktsivistët nga Memmingen, së bashku me përfaqësuesit e LAPSH-it
Sot në Memmingen të Gjermanisë u mbajt një takim pune, në të cilin morën pjesë përfaqësues të LAPSH-it dhe anëtarë të këshillit të prindërve të ish-Shkollës Shqipe në Memmingen. Shkolla Shqipe në Memmingen ishte e hapur nga viti 2014 deri ne vitin 2016, por më pas për arsye objektive mësimi u ndërpre.
Të pranishëm në ketë takim ishin kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj, përfaqësuesi i këshillave të prindërve për Bavarinë z. Arif Arifaj, si dhe mësuesja Ilmie Durmishi-Islami.
Qëllimi i këtij takimi ishte rifillimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Memmingen.
Z. Ukaj informoi të pranishmit për synimet dhe sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në Bavari, gjithashtu foli për rëndësinë e mësimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare për fëmijët e Diasporës. Ai theksoi se sa i rëndësishëm është sensibilizimi dhe përkrahja e mbarë komunitetit tonë dhe në veçanti e prindërve për mbarëvajtjen e mësimit të gjuhës shqipe si e vetmja mënyre për të shpëtuar brezin e ri nga asimilimi.
Ndër të tjera u diskutua për formën e pagesës, pajisjen e nxënësve me tekste shkollore dhe për plan-programin mësimor në Diasporë.
Z. Arifaj foli rreth organizimit të prindërve dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellët të tyre me shkollën duke e konsideruar atë si një obligim kombëtar, familjar dhe shoqëror.
Në fund të takimit u dakordësuam për vijimësinë e bisedave të vazhdueshme me prindërit, në mënyrë që t'i bindim ata t'i sjellin fëmijët në "Shkollën Shqipe". Gjithashtu u vendos të mbahet një takim me prindërit, në të cilin do të zgjidhet edhe këshilli i ri i prindërve.
Urojme që ky takim të realizojë në një të ardhme të afërt objektivat e përbashkëta në të mirën e fëmijëve tanë.
LAPSH Bavari - sektori i informimit
Mynih, 11.04.2022

Mbajtja e Kuvendit të tretë të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-it) në Bavari

Arif Arifi, Avdi Kolukaj, Xhemshit Tafa, Milazim Ukaj, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura, Anila Xhani, Mustafë Krasniqi, konsulli i Republikës së Shqipërisë Dashnor Ibra dhe Armend Ismaili

Me 27.03.2022, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari të Gjermanisë mbajti zgjedhjet e legjislacionit të tretë, në prani të 50 delegatëve nga gjithsejtë 64 sa ishin të ftuar. Të pranishëm ishin mësimdhënësit, përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve dhe dy Konsullatat shqiptare në Mynin, Konsulli i Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Arten Hankut, bashkë me Konsullin z. Dashnor Ibra dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovë z. Afrim Nura dhe përfaqësuesi i Fondacionit “Besa” z. Rexhep Nikçi, të cilët me një fjali rasti përshëndetën të pranishmit dhe ju uruan kuvend punë të mbarë dhe zgjedhje demokratike e të lira. Në kuvendin gjedhor e pranishme ishte edhe asambleistja komunale e Mynihut, zj. Lendita Musliu.

Kuvendit e tretë zgjedhor të LAPSH-it e hapi kryetari Milazim Ukaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, shpalosi punën tre vjeçare dhe foli për punën, financat, suksesin dhe sfidat e saj përgjatë këtyre tri viteve. U diskutua dhe u miratua, unanimisht nga delegatët, shuma e anëtarësisë mujore, për të cilën anëtari në muaj do të paguaj shumën prej 5 euro, apo 60 euro në vit. Kurse pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar do të paguajnë 30 euro në vite.

Kuvendin e drejtoi sekretari, Avdi Kolukaj në mbikëqyrjen e grupit punues, të Selim Hotit, Mustafë Krasniqit, Rexhep Nikçit dhe Milazim Ukajt deri në zgjedhjen e komisionit zgjedhor të kryesuar nga Nevila Saja dhe anëtarët tjerë të komisionit: Nife Arifaj, Valbona Roqi, Adem Smakiqi dhe Iljaz Alija. Zgjedhjet u bënë me lista të mbyllura, të lira dhe shumë demokratike.

Krysia e LAPSH-it: Arif Arifi, Avdi Kolukaj, Xhemshit Tafa, Anila Xhani, Milazim Ukaj, Armend Ismaili dhe Mustafë Krasniqi
Krysia e LAPSH-it: Arif Arifi, Avdi Kolukaj, Xhemshit Tafa, Anila Xhani, Milazim Ukaj, Armend Ismaili dhe Mustafë Krasniqi

Nga këto zgjedhje u zgjodh kryesia e re prej 7 anëtarëve:

Milazim Ukaj – kryetar,

Armend Ismaili – nënkryetar,

Avdi Kolukaj – sekretar,

Xhemshit Tafa – arkatar,

Arif Arifaj – përfaqësues i Këshillave të Prindërve

Anila Xhani – zëdhënëse dhe

Mustafë Krasniqi – koordinator i Këshillit të Arsimtarëve, i cili dhe zgjodhi Këshillin Pedagogjik:

Lume Daci-Hoti,

Valbona Roqi,

Nife Arifaj,

Nevila Saja,

Drenusha Istogu dhe

Selim Hoti.

Po ashtu kryesia e re zgjodhi edhe koordinatorët regjional:

Nuhi Bytyqi dhe Hamëz Dakaj nga Abensbergu, Bashkim Halilaj dhe Miftar Krasniqi nga Garching dhe Moosburg, Lindita Lajqi dhe Refki Tafaj nga Rosneheim, Selim Hoti dhe Iljaz Alija nga Nürnbergu, Tefik Jaha nga Landau/Dingolfing/Straubing.

Në fund drejtuesja e seancës z. Nevila Saja i dha fjalën kryetarit të rizgjedhur, z. Milazim Ukaj, i cili falënderoi votuesit për besimin e dhënë, po ashtu premtoi se kjo kryesi do të jetë në shërbim të synimeve të LAPSH-it, për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në landin e Bavarisë. Falënderoi edhe pronarin e Restorantit „Altmünchner Gesellenhaus“ me pronar z. Senver Januzi për mbështetjen e tij dhe shërbimet (www.shkolla-shqipe.de).

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve shqiptarë (LAPSH-i) në Bavari hapi edhe një pikë shkollore, me mësimi plotësues në gjuhën shqipe, më 09.03 2022, në shkollën:

Mittelschule München Moosach
an der Leipziger Str. 7

Në këtë pikë shkollore mësimi mbahet çdo të marte, nga ora 15:30-17:00, me mësuesen Teuta Gashi.
Ky njoftim bëhet për të gjithë ata prindër, që kanë treguar interes për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, për të qenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën amtare, që të mësojnë për kulturën, historinë dhe traditën shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë gjuhën identitetin kombëtar.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari fton të gjithë bashkëkombësit, aktivistët, shoqatat, bizneset dhe prindërit, që së bashku të jenë pjesë e përbashkët e këtij rrugëtimi, për rritjen e numrit të nxënësve. Po ashtu çdo prind, që ka fëmijë për shkollën shqipe i thërret, që fëmijët e tyre ta vijojnë mësimin në gjuhën amtare, me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe njohjen me kulturën, historinë e atdheut!

Nxënësit që filluan orën e parë, me mësuesen Teuta Gashi, u ndien të lumtur. Në këtë eveniment të hapjes së kësaj pike shkollore i pranishëm ishte edhe konsulli i Republikës së Kosovës, z. Zenel Gashi, Kryetari i LAPSh-it, Milazim Uka, mësuesja Fahrije Basha dhe Rexhep Nikçi.

NJOFTIM - MITTEILUNG

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSh-i) njofton të gjithë bashkëkombësit, të cilët i kanë regjistruar fëmijët në shkollën shqipe, se mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bavari fillon nga 1 tetori, në të gjitha shkollat, ku na është lejuar mbajtja e procesit mësimor.

Njëkohësisht ju njoftojmë se ne, LAPSh Bavari, kemi bërë kërkesa për t’na lejuar mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe edhe në disa shkolla tjera, por procedurat janë më të gjata se sa që kemi dëshirë ne, ngaqë secila shkollë ka specifikat e veta të ndryshme. Dhe për këtë sapo të marrim konfirmimin nga shkollat dhe komunat do t’ju njoftojmë se në cilën klasë, gjegjësisht në cilën shkollë, do të mund të vijoj mësimin fëmija juaj.

LAPSh-i në Bavari, në koordinim me dy konsullatat tona shqiptare në Mynih, është e angazhuar, që aty ku ka numër të mjaftueshëm të nxënësve, të hapim klasa të reja. Kjo përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë, të LAPSh-it, është në përgjegjësin e shkollave dhe drejtorive të arsimit, ku bëjmë kërkesë, se sa ato janë të gatshme t’na ofrojnë këtë hapësirë, klasa për mësimdhënie.

Prandaj, lusim të gjithë bashkëkombësit për mirëkuptim, sepse përveç vullnetit dhe angazhimit të LAPSh-it, janë edhe procedurat shtesë, që i kërkojnë shkollat përkatëse, ku ne bëjmë kërkesë!

Për informata më të hollësishme, ju lutem drejtohuni tek koordinatori i shkollës shqipe, z. Mustafë Krasniqi, në emailadresen: koordinatori@lapsh-bavari.de ose klikoni në webfaqën tonë www.shkolla-shqipe.de

Me nderime dhe respekt,

Milazim Ukaj

Kryetar i LAPSH-it për Bavari

***************************************************************************************************************************

Liebe Landsleute,

Der Verein Albanischer Lehrer und Eltern in Bayern (LALE Bayern e.V.) teilt allen Landsleuten mit, die ihre Kinder in eine albanische Schule eingeschrieben haben, dass der albanische Ergänzungsunterricht in Bayern, an allen Schulen an denen wir den Lernprozess aufrechterhalten dürfen, ab dem 1. Oktober beginnt.

Gleichzeitig teilen wir Ihnen aber auch mit, dass wir zusätzlich noch an einigen anderen Schulen den Antrag gestellt haben, Zusatzunterricht in albanischer Sprache abzuhalten. Leider dauert das Verfahren länger als uns lieb ist, da jede Schule ihre eigenen Besonderheiten hat. Sobald wir die Bestätigung von den Schulen und Gemeinden erhalten haben, werden wir schauen in welcher Jahrgangsstufe bzw. in welcher Schule Ihr Kind den Zusatzunterricht besuchen kann, und Sie dann umgehend informieren.

LALE Bayern, in Abstimmung mit unseren beiden Konsulaten in München (Albanien und Kosova), setzt sich dafür ein, bei ausreichender Schülerzahl neue Klassen zu eröffnen. Dies liegt aber in der Verantwortung der Schulen und Schulämtern, ob und wenn ja, wo sie uns einen Raum bzw. Klassenzimmer für den Unterricht anbieten.

Daher bitten wir sie um Ihr Verständnis, denn neben dem Willen und Engagement von LALE gibt es zusätzliche Verfahren, die von den jeweiligen Schulen, bei denen wir eine Antrag gestellt haben, gefordert werden!

Für nähere Informationen wenden Sie sich bitte an den Koordinator der albanischen Schule, Herrn Mustafë Krasniqi, unter der E-Mail-Adresse: koordinatori@lapsh-bavari.de oder klicken Sie auf unsere Website www.shkolla-shqipe.de

Mit freundlichen Grüßen,

Milazim Ukaj

LALE Bayern e.V.

Vorstandsvorsitzender

Në Munih të Bavarisë vazhdojnë aktivitetet për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Takimi i LAPSh-it për fillimin e vitit shkollor

Dje, më 19.09.2021, në Munih të Republikës së Bavarisë, në Gjermani, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë mbajti takimin e rregullt me mësimdhënësit, ku ishin të pranishëm edhe dy përfaqësuesit diplomatikë; Konsulli i Përgjithshë