LAPSH-i në Bavari njofton të gjithë bashkëkombësit e Rosenheimit me rrethinë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe do të zhvillohet si më parë në këto shkolla: Happing, Rosenheim, Koolbermor dhe Bad Aibling. Edhe për këtë vit, si vitet më parë, LAPSH Bavari ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe si: sigurimin e klasave, të librave për nxënës, ditarëve dhe fletoreve të punës për mësimdhënës-et/it dhe përcjell me vëmendje procesin e mbarëvajtjes së mësimit në të gjitha shkollat ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe në landin e Bavarisë.
Po ashtu ju njoftojmë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe në shkollën: Grundschule Happing, Eichenholzstr.1, 8302 Happing-Rosenheim, do të mbahet të premteve, nga ora 15:00-16:45, me mësimdhënësen e re znj. Drenusha Istogu. Njëkohësisht falënderojmë ish-mësuesen Esengyl Sallauka për angazhimin dhe punën e saj të deritanishëm në kuadër të mësmit plotësues në gjuhën shqipe në Rosenheim dhe Happing.
Ju njoftomë se procesi mësimor i mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në shkollën Adolf-Rasp-Schule, Breitensteinstraße 1, 83059 Kolbemoor vazhdon të mbahet çdo të mërkurë, nga ora 15:00-16:45, me mësimdhënëse znj. Valbona Roqi, kurse në shkollat Mittelschule am Luitpoldpark, Wittelsbacherstraße 1, 83022 Rosenheim dhe Bad Aibling pritet që së shpejti të fillon mësimi edhe në këto dy shkolla, ku janë siguruar klasat dhe shpresojmë se nuk do të na mungojnë nxënësit!
Pra, ftojmë të gjithë bashkëkombësit, aktivistët, shoqatat e bizneset që veprojnë në këtë qytet me rrethinë, që së bashku të jemi pjesë e përbashkët e këtij rrugëtimi, për rritjen e numrit të nxënësve dhe dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Informacione shtesë mund të gjeni në Webfaqën e LAPSH-it në Bavari www.shkolla-shqipe.de, përmes mediave sociale Facebook dhe Instagram apo përmes e-mailit info@lapsh-bavari.de
Me respekt:
Kryesia e LAPSH-it për Bavari
Milazim Ukaj - kryetar