Edhe pse mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bavari akoma nuk lejohet të mbahet si rëndomtë në klasa, mësueset gjejnë metoda të ndryshme të mbajnë mësim. Qoftë përmes postës elektronike (Emailit), mediave sociale (Whatsapp etj.) apo përmes portalit Zoom, ato bëjnë gjithçka që është e mundur për të qenë afër nxënëseve të tyre të dashur. Në fotot me poshtë:
- Mësuesja Fahrije Basha me nxënësit e saj të shkollës "Grundschule am Grafingerstrasse" nga Mynihu duke mbajte mësim online
- Mësueset Xhevahire Sylejmani-Maliqi dhe Blerina Shabani-Morina me nxënësit e tyre të "Pilotprojekt-klasës" të mësimit onlinë e cila pritet të startojë në shtator të këtij viti, si dhe
- Kryesia e LAPSH-it duke shqyrtuar mundësit e mbajtjes së mësimit plotsues në gjuhën shqipe në Bavari dhe duke bere parapergaditjet për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020
Faleminderit mësuese të nderuara