Në Deggendorf të Bavarisë u kremtua 12 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

 

 

Deggendorf, 19/02/2020

Shkruan: Mustafë Krasniqi

 

Shoqata “Mërgimtarët” e Deggendorfit, për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës mbajti një program kulturo-artistik, me këngë e valle dhe recitime nga anëtarët e shoqatës dhe nxënësit e kësaj shkolle.

 

Të pranishmëve, me një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i shoqatës “Mërgimtarët” Z. Dr.Med. Edmond Skenderaj, ku në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar Mahmut Ferati.

 

Ndërsa programi manifestues u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe ati të Republikës së Kosovës, për të vazhduar tutje me “Vallen e Rugovës” të ekzekutuar nga nxënësit e shkollës shqipe, me këngën “A vritet Pafajësia” të kënduar nga vogëlushja Larisa Spahija.

 

Moderatorja Eriona Lohaj, me zërin e saj të mrekullueshëm, fton në skenë grupin e nxënësve me recitalin “zgjohu Kosovë”, të recituar nga: Fatlind e Florin Rexhepi, Emanuel Canaj dhe Erlis Skendera. Pastaj Luiza Canaj, Larisa e Alea Spahija, Aulona dhe Anisa Qeriqi dalin në skenë me këngën “Oj Kosovë sa fort të dua”, për t’ia lënë skenën Eriona Lohaj me recitalin “17 Shkurti”, grupit të vajzave me vallen “moj e rritur në Kosovë” dhe Monologu të Sali Dernogllava.

 

Po ashtu programi vazhdoi me këngën “Plagët e Lirisë”, të kënduar nga Ermira Rexhepi. Djem e vajza: Erlis Skenderaj, Fatlind e Florin Rexhepi, Emanuel Canaj, Eriona Lohaj dhe Ermira Rexhepi dalin në skenë me “Marshin e UÇK-ës”, kurse me interpretimin e poezisë së Çun Lajçit, vije në skenë Anjeza Laçi.

 

Ky manifestim kulturor-artistik, për nder të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, u mundësua nga shoqata “Mërgimtarët” e Deggendorfit, duke ju falënderuar punës së palodhshme të Zonjës Merlinda Skenderaj dhe mësueses Shqipe Kolukaj, thotë Avdi Kolukaj, sekretar i LAPSH-it për Bavari.

PROGRAM KREMTUES PËR DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS DHE NJËVJETORIT TË HAPJES SË SHKOLLËS SHQIPE NË NYRNBERG

Nürnberg, 19/02/2020

 Shkruan: Mustafë Krasniqi

 

Më 16 shkurt 2020, për nderë të manifestimit të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe të njëvjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Nyrnberg u mbajt një program festiv, nën organizimin e shkollës shqipe (të LAPSH-së në Bavari) së bashku me Këshillin organizativ dhe Këshillin e Prindërve.

 

Programi manifestues u hap me intonimin e himnit kombëtar dhe ati të Republikës së Kosovës, për të vazhduar tutje me programin kulturo artistik: Me valle, këngë dhe recitime nga nxënësit e kësaj e shkolle, ku programin e begatuan edhe dy aktor të mirënjohur nga Kosova: Çun Lajçi dhe Kreshnik Ibrahimi, moderuar nga Armend Ismaili dhe nxënësja Jetmira Lohaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çun Lajçi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kreshnik Ibrahimi


Në këtë manifestim, përpos nxënësve e bashkëkombësve, të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, Stafi Konsullor i Republikës së Kosovës në Mynih, kryesia e LAPSH-it në Bavari dhe përfaqësuesit e Fondacionit Besa.

 

Ndërsa Ministri Konjufca pasi përshëndeti të pranishmit tha: “Ju uroi 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë dhe njëheri shprehur konsideratën më të larta për të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”. Ndër tjera Konjufca tha: “Po ashtu ndihem i gëzuar që jeni të përkushtuar për shkollën shqipe. Njëherit i ftoj të gjithë bashkatdhetarët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, në mënyrë që të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Pra, do të shqyrtojmë mundësitë për ndarjen e një buxheti të veçantë për këtë çështje, mësimin plotësues në gjuhën shqipe”, tha Konjufca.

 

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj, i cili ndër të tjera falënderoj stafin e kryesisë së kaluar dhe aktuale të LAPSH-it në Bavari, mësimdhënësit, Këshillat e Prindërve dhe prindërit për kontributin që po dhënë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, që për ne është detyrë e shenjtë dhe kombëtare!

 

Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Fondacionit “Besa” Anton Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së qytetit të Nürnberg-ut nga CSU, Markus König, i cili theksoi se do të jetë përkrahës i shkolla shqipe, ngaqë rritja dhe edukimi në frymën e gjuhës amtare është multikulturore dhe e rëndësishme. Pran të pranishmëve foli edhe Dr. Dieter Poschardt, i cili pas luftës ndihmoj për reformimin e Universitetit të Prishtinës. Ku tash merret me projekte për integrimin e Imamëve në Nürnberg, ku ndër të tjera tha: Sipas hulumtimeve, fëmijët që rriten me dy gjuhe janë më të zgjuar!

 

Po ashtu tubimin e përshëndeti edhe Xhymshit Tafa nga Këshilli i Prindërve dhe mësuesja e shkollës shqipe në Nyrnberg, Lume Daci Hoti, e cila foli për sfidat e mëdha dhe numrin e nxënësve, planprogramin e shkoqitur nga Korrikula, e hartuar nga dy Ministrit e Arsimit, ajo e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës.


Hapja e klasës në Garching

 

Garching, 06.02.2020

 

Në Garching afër Mynihut, në prani të kryetarit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, (LAPSH), z. Milazim Ukaj, prindërve dhe të mësimdhënëseve: Valentina Coli dhe Xhevahire Sylejmani u hap klasa me mësimin plotësues në gjuhës shqipe.

 

Hapjes së kësaj klase i dhanë emocion të papërshkruar, me fytyra të buzëqeshura nxënësit të cilët për herë të parë filluan mësimin plotësues në gjuhën shqipe, me mësuesen Valentina Colin, ku mësimi do të mbahej në ditën e enjte. Po ashtu zotimi i mësuese ishte: Me një përgjegjësi të madhe do të jem në detyrën e shenjtë të mësuesisë, njëkohësisht dhe për t’i ofruar bashkëkombësit një besim se mësimi plotësues do të jetë edhe një aftësi më tepër për nxënësin”.

 

Hapja e klasës u bë në mënyrë solemne, në prani të prindërve dhe kryetarit Ukaj, ndërsa nxënësve ju shpërndan librat nga LAPSH-i, të sponsorizuara nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

 

Për këtë emocion të këndshëm dhe shpresëdhënës, për komunitetin tonë të mërgatës shqiptare, Ukaj nxënëseve ju uroj mësim të mbarë, po ashtu i falënderoj edhe prindërit për angazhimin e tyre në mbështetjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku ndër tjera tha: “Qëllimi ynë është që sa më shumë të kemi fëmijë në shkollën shqipe dhe për këtë shfrytëzoi rastin t’i ftoj të gjithë bashkëkombësit, prindërit shqiptarë, të na bashkohen në këtë angazhim, sa human aq edhe kombëtar. Pra, kërkojmë që prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkollën vendase, të mos hezitojnë t’i sjellin edhe në shkollat shqipe me mësim plotësues Po ashtu të bashkuar të arrijmë deri te vetëdijesimin i bashkëkombësve, për të nxit fëmijët që të jenë pjesë e mësimit në gjuhën shqipe”

 

Në fund nxënësit u ëmbëlsuan me ëmbëlsira, të cilat i kishin përgatitur prindërit e nxënësve të shkollës shqipe në Garching.

 

TAKIMI ME KOORDINATORIN NACIONAL PËR KULTURË, RINI DHE SPORT NË QEVERINË E KOSOVËS, REXHEP HOTI

 

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

27/01/2020

 

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH), në prani të mësimdhënësve, Këshillave të Prindërve dhe të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, ku ishte i pranishëm edhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Munih, z. Dashnor Ibra, e mbajti takimin e pare të këtij viti.

 

Kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj, i përshëndeti të pranishmit, nxënësit mësimdhënësit, z. Hotin dhe z.Ibraj, si dhe përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve. Ndërsa takimit i dha emocion kënga “Xhamadani vija vija”…dhe poemën “Unë”, të përformuar nga nxënësit e mësueses Nife Arifi dhe Blerina Shabani.

 

Më pastaj Hoti ju drejtua nxënësve, ku ndër të tjera tha: “Nxënës të dashur, përmes librit ju mund ta krijoni personalitetin tuaj, të formësoheni në mënyrën më të mirë të mundshme për të ardhmen tuaj. E ardhmja jonë nuk mund të ndërtohet pa u përkushtuar ne për ju, sepse pa arsimimin e juaj ne nuk mund ta përjetojmë as lirinë, as Kosovën, e as Shqipërinë dhe vise tjera. Pra, ju bashkëkombës mërgimtar shqiptar, që jetojnë dhe punojnë në landin e Bavarisë duhet ta kuptoni se jeni pjesa e pandashme e atdheut, shqiptarëve që jetojnë në Ballkan, pjesa më e rëndësishme dhe vitale e popullit tonë”. Hoti pos tjerash foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, traditës e kulturës shqipe në diasporë dhe për mundësinë që Programi Nacional për Rininë ofron për nxënësit shqiptar në diasporë

 

Hoti për nxënës ndau dhurata, komplet libra, kurse për aktivistët dhe anëtarët të kryesisë së LAPSH-it ndau mirënjohje. Takimin e përshëndeti edhe Dashnor Ibra, ku ndër të tjera tha: “Dhurimi i librave, për nxënësit shqiptarë në Bavari, është një hap i duhur për ruajtjen e gjuhës shqipe”. Njëkohësisht vlerësoj bashkëpunimi mes shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në këtë drejtim. Gjë që dhe vlerësoj punën dhe angazhimin e kryesisë dhe të mësimdhënësve të LAPSH-it, e cila krahas vullnetit, punës së saj, për ruajtjen e gjuhës shqipe, është e angazhuar për rritjen e numrit të nxënësve, ku për këtë ka merita të mëdha, tha z. Ibra!

 

Takimi vazhdoi me punimet e rregullta të LAPSH-it, ku dhe u diskutua rreth disa pika të ndryshme. Ajo e ngritjes së numrit të nxënësve, paga për mësimdhënës-it/et, bashkëpunimi me biznese dhe shoqata që veprojnë në landin e Bavarisë.

 

Në këtë takim u shqyrtua pikat të cilat ishin me prioritet, po gjithashtu u morën edhe me rregulloren e punës së mësimdhënësve, si dhe angazhimin për manifestimin e Pavarësisë së Kosovës.

 


TAKIMI I  KRYSISË SË LAPSH-IT NË BAVARI, ME BKSA “SHQIPONJA"  NË ROSEHEIM

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

 

Në Rosenheim, më 17.01.2020 kryesia e LAPSH-it në Bavari mbajti një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës BKSA "Shqiponja", ku u trajtuan tema të ndjeshme, që po e përekupojnë komunitetin e mërgatës shqiptare në këtë qytet.

 

Kryetari i BKSA "Shqiponja", Afrim Xhaferi, pasi përshëndeti përfaqësuesit e LAPSH-it, kryetarin z.Milazim Ukaj, koordinatorin z. Mustafë Krasniqi, sekretarin Avdi Kolukaj dhe të pranishmit tjerë, i informoj për gjendjen momentale të shkollës shqipe në këtë qytet me rrethinë, i cili ndër të tjera tha: „Vijmi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe nuk është dhe aq i kënaqshme, kur llogaritet numri i përgjithshëm i komunitetit tonë shqiptar, por shpresojmë që në të ardhmen në bashkpunim edhe me LAPSH-në të gjejmë forma për të avancuar këtë proces“.

 

Më pastaj fjalën e mori Milazim Ukaj, ku shpalosi vizonin dhe programin e LAPSH-it, konkretisht u ndal te bashkëpunimi me shoqatat, të cilat e ndihmojnë shkollën shqipe dhe te modeli i një veprimi të përbashkët me bashkëkombësit, konkretisht dhe me dy Konsullatat tona shqiptare në Mynih. Ukaj ndër të tjera shtoi: “Si kurrë më pare jemi të angazhuar, në bashkëpunim edhe me dy Konsullatat tona, ta vetëdijesojnë mërgatën tonë, për t’i sjell fëmijët në shkollën shqipe. Përkrahjen kemi edhe nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjik dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

 

Mësuesja, momentalisht në pushim të lehonisë Ardiana Mani, paraqiti shqetësimin e saj rreth mungesës së nxënësve, e cila konkretisht kërkoj nga z. Krasniqi që të ushtroj ndikimin e vet tek bashkëkombësit, mëqë ka një ndikim të madh, ku dhe përgëzoi për punën e tij organizative, konkretisht në mësimdhënie. . Krasniqi përpos që u zotua se do të jetë në shërbim të komunitetit të mërgatës shqiptare, konkretisht të hapjes së klasave në gjuhën shqipe, do të angazhohej edhe që të ketë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shoqatat dhe bizneset që veprojnë në Rosenheim, por edhe me bashkëkombësit tjerë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij angazhimi, sa human aq edhe kombëtar.

 

Refki Tafa tha: “Ne kemi qenë gjithmonë përkrahs të LAPSH-së dhe jemi të interesuar që numri i nxënësve të rritet dhe të gjendet një model veprimi, për ç`arsye edhe u përcaktua një grup punues prej 7 antarëve të kryesuar nga kryatri z. Milazim Ukaj, z. Mustafë Krasniqi nga LAPSH-ja, mësimdhënsja Ardiana Mani si dhe antatët e shoqatës Shqiponja Avni Sallauka dhe Refki Tafa.

 

Krasniqi citoi një thënie të imamit të Nyrnberg, Sevgani Asani, gjatë ceromonis së hapjes së shkollës shqipe në këtë qytet: “Unë jam shqiptar dhe zoti ka dashur që unë të jem shqiptar e jo diçka tjetër dhe për gjuhë ta kem gjuhën shqipe. Meqë jam i lindur shqiptar dhe kam gjuhën time-shqipe, atëherë jam i detyruar ta respektoj. Nëse unë nuk e respektoj gjuhën time-shqipen, që më ka falur zoti me të, atëherë jam kundër dëshirës së zotit!

 

Në përmbyllje u diskutuan edhe disa çështje administrative, konkretisht LAPSH-ja në Bavari të jetë bartëse kryesore e shkollës Shqipe, e cila do të jetë në bashkëpunim me të gjitha shoqatat, të cilat e ndihmojnë mësimin plotësues.