Nisma për hapjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Landin e Bavarisë, ishte një nismë e domosdoshme dhe më se e nevojshme për mërgatën shqiptare, që jeton dhe vepron në Munih. Gjë që nismëtarët e saj, për dallim nga organizatat dhe shoqatat tjera shqiptare në Bavari, kishin për qëllim parësor e të domosdoshëm, çështjen e ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës kombëtare shqiptare dhe mësimin e historisë së kombit të tyre, në bashkëpunim me institucionet tona kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Duke i parë fëmijët tanë mërgimtarë dhe vështirësitë e tyre në ruajtjen e kulturës dhe të gjuhës së tyre, e kemi parë të arsyeshme, që të marrim hapa konkret në këtë drejtim. Për të mos ardhur deri te kjo rrezikshmëri, një grup intelektualësh, nismëtarë; z. Mustafë Krasniqi, ideator i parë, që në shtator të vitit 2016, ia dorëzoi platformën e këtij projekti, konsullatës së Republikës së Kosovës, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Bavari, e cila gjeti përkrahje nga konsullata, konkretisht, konsullit Hamdi Reçica.
Kësaj nisme iu bashkuan: z. Fran Tanushi, z. Fadil Lumin, z. Deli Balidemaj, znj. Donika Zonja, znj. Hateme Morina, z. Isuf Bytyçi, z. Agron Ibrahimi dhe z. Jonuz Veliçi. Kështu, që më 8 tetor të vitit 2016, themelohet Këshilli Nismëtar dhe përgjegjës i këtij këshilli deri te Kuvendi i parë, zgjedhet z. Mustafë Krasniqi.
Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Nismëtar për opinion dha një deklaratë, të shtypur dhe e shpërndau formularin për vitin 2016/17, për regjistrimin e nxënësve dhe u hapën disa klasë