Për të gjithë ju mësimdhënës/e, që keni kualifikime përkatëse, dhe dëshironi ta praktikoni profesionin tuaj, njëkohësisht dhe të kontribuoni për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, LAPSH-i në Bavari ju mirëpret!
Kandidatët duhet të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët: gjuhë shqipe dhe
letërsi, parashkollor, arsim fillor, histori, gjeografi, etnologji, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare si dhe duhet të kenë lejqendrim të validuar në Gjermani!
Ata/ato mësimdhënës/e, që dëshirojnë të jenë pjesë e mësimdhënies në LAPSH-i, duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm, duke i ofruar të dhënat e plota (jetëshkrimin).
Vetëm ata/ato mësimdhënës/e që jetojnë dhe kanë lejeqëndrim të përhershëm në Bavari, kanë të dretë aplikimi!
Aktiviteti i mësimdhënësve është human dhe nuk kompenzohet me pagë. Mësimdhënësit/et marrin një rimbursim sipas ligjit Gjerman (maksimalisht 300,- € në muaj)