· 

Presim këshilla opinionet e juaja, bashkëkombës të nderuar!

Presim këshilla opinionet e juaja, bashkëkombës të nderuar!

në fund keni edhe ca pyetje, që dëshirojmë të bisedojmë rreth tyre

______________________________________________________

Të nderuar bashkëkombës, ne, të jemi të bashkuar dhe të kemi përgjegjësi kombëtare, kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe në mërgatë. Për këtë dhe të ndërmarrin veprime parandaluese sa nuk është bërë vonë. Meqë te brezi i dytë i fëmijët mërgimtarë po hetohej një belbëzim, kurse për brezin e tretë ka frikë që edhe të asimilohet, nëse ne nuk ecim me kohën. Për të mos ardhur deri kjo gjendje: që fëmijët dhe të rinjtë t’i shpëtojmë nga harrimi dhe asimilimi, ku krahas gjuhës së vendit ta mësojnë edhe gjuhën shqipe, kulturën dhe ta ruajnë vetëdijen kombëtare. Në mënyrë që me vendin e tyre të jenë sa më të lidhur nëpërmjet të gjuhës së tyre.

Pra, ta shpëtojmë atë që mundemi, mërgimtarët e meritojnë një trajtim më të mirë kur dihet gjatë gjithë historisë, mërgata ishte dhe mbeti shtyllë kryesore e çështjes kombëtare shqiptare.

Andaj së bashku të gjithë mërgimtarët, konkretisht bashkëkombësit që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë ta ndërtojmë një urë bashkimi dhe të bashkuar drejt ndihmesës së shkollës shqipe në Bavari.

Kërkojmë që përmes angazhimit, sensibilizimit tek bashkëkombësit, për ata të cilët nuk i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe mësimit plotësues, të bëhen pjesë e saj, me qëllim që ta ngritim vetëdijen dhe sa më shumë ta ruajmë gjuhën, identitetin, aq më shumë do të identifikohemi me krenari se jemi shqiptar, bijë e bija të një populli fisnik e më të lashtë, siç dhe është populli shqiptar.

Ne, përmes faqes dhe portalit „Shkolla shqipe-Bavari" ju kemi ofruar mundësi dhe njohuri rreth ekzistimit të shkollës shqipe.

Pra, ne nga ju presim nxënës, kurse ne për ju do t‘ju ofrojmë dritë, gjuhën shqipe për fëmijët e juaj!

 

-Për ju të nderuar bashkëkombës shtoj edhe këto pyetje:

 

-A është i mjaftueshëm vijimi i fëmijëve mërgimtarë në shkollën shqipe?

 

-Çka mendoni ju se si duhet vepruar, për ta bindur bashkëkombësin që ta sjell fëmiun në mësimin plotësues?

 

-A duhet të jenë të angazhuara edhe shoqatat e bizneset rreth shkollës shqipe?

 

-Si mendoni ju të nderuar bashkëkombës të bëjmë të mundurën, që sa ma shumë të kemi fëmijë në mësimin plotësues, kur dihej se diku mbi 120.000 mijë shqiptar jetojnë vetëm në landin e Bavarisë, kurse mësimin shqip e vijojnë diku afër 400 nxënës, sa është i mjaftueshme ky numër?

 

-Pra, ne presim ndihmë, këshilla, sugjerime, bashkëpunim nga të gjithë bashkëkombësit, në të gjitha drejtimet

 

Me respekt Mustafë Krasniqi