· 

LAPSH Bavari

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „LAPSH Bavari“ është e organizuar mirë dhe në mënyrë eficiente. Bashkëpunon ngushtë me strukturat udhëheqëse të Bavarisë, me konsullatat Shqiptare në Mynih, me Ministrit e Arsimit dhe të Diasporës të Republikës së Shqipërisë dhe tëKosovës, të cilët janë bashkëpërgjegjës për mbarvajtjën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.

 

Faqja www.shkolla-shqipe.de, është organ i LAPSH-it për Bavari dhe menaxhohet nga Këshilli redaktues dhe organizativ i saj.

 

Qëllimi i faqes sonë online është:

 

Paraqitja e aktiviteteve të LAPSH-it në Bavari

Ngritja e vetëdijesimit të shqiptarëve, për t’i sjellur fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, në Bavari.

Sensibilizimi për rritjen e numrit të nxënësve dhe hapja e klasave të reja me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Të ofrojë materiale online, për nxënës dhe mësimdhënës/e.

Njoftoimi i mërgimtarëve shqiptarë, me adresat e klasave, me mësim plotësues të gjuhës shqipe në Bavari.

Të dhënat me procesin mësimor të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Bavari.

Portali www.shkolla-shqipe.de mbron interesin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, jashtë ndikimeve politike dhe fetare. Çdo keqpërdorim mund të ballafaqohet me ligjet në fuqi.

 

Milazim Ukaj

Kryetar i LAPSH-it për Bavari